Categories: MAQEDONI

Forcat ajrore italiane do të marrin pjesë në patrullimin në qiellin e RMV-së

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në pajtim me parimet e NATO-s dhe në drejtim të përforcimit të misionit të patrullimit ajror (AIR Policing) mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut, është marrë vendim që Republika e Italisë si pjesë e forcave e angazhuar për krahun jugor të NATO-s me aftësitë e saja të aviacionit të kontribuojë në realizimin e këtij misioni.

Në periudhën që vijon, siç theksojnë nga MM, do t’i qaset madje edhe harmonizimit dhe aranzhimit teknik midis dy vendeve, pas nënshkrimit të të cilit Italia edhe zyrtarisht do të përfshihet në këtë mision të NATO-s mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut. Patrullimi do të realizohet midis forcave ajrore të vendit, asaj greke dhe italiane në koordinim me Qendrën e operacioneve ajrore të NATO-s në Torejon të Spanjës, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes (MM).

Si pjesë e aleancës më të madhe politike ushtarake, patrullimi mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut është pjesë e misionit mbrojtës të aleancës së NATO-s për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të vendit.

Nga MM theksojnë madje se gjatë vitit 2019 u soll vendimi i parë për patrullimin ajror, pas së cilës vijoi nënshkrimi i një marrëveshje teknike me Republikën e Greqisë.

“Ky është një mision në kohë paqeje që përfshin përdorimin e një Sistemi të vëzhgimit dhe kontrollit, si dhe avionë adekuat kundërajror dhe mbrojtës me qëllim për të ruajtur integritetin e hapësirës ajrore kombëtare”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes (MM).

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago