Categories: RAJON

“S’mund të ndihmosh ata që nuk duan ndihmë”, Kim Kardashian flet për divorcin nga Kanye pa i përmendur as emrin

Dy vite pas divorcit, Kim Kardashian ka ndarë reflektimin e saj mbi marrëdhënien me ish-bashkëshortin Kanye West. Në një intervistë në podcast-in “On Purpose with Jay Shetty”, ajo e bëri të qartë se “gjendet mirë” aktualisht dhe ka mësuar që “s’mund të ndihmosh njerëzit që nuk duan ndihmë”.

Pa e përmendur emrin e reperit, Kim u shpreh: “S’mund t’i imponosh bindjet e tua dhe t’i projektosh tek dikush që mendon se diçka është totalisht ndryshe. Është mirë të kesh pikëpamje të ndryshme. Është arsyeja pse bota rrotullohet”, shpjegoi ajo.

“Por nëse nuk përputheni në moral dhe vlerat thelbësore, është në rregull që ta kuptosh se jeta është e shkurtër dhe të gjesh njerëz që përshtaten me atë që beson”. Biznesmenia shtoi se “s’mund t’i detyrosh njerëzit të bëjnë gjëra” dhe “të presësh që ata të jenë ku ndodhesh ti, në nivelin tënd”.

Kim shtoi se përfundimi i marrëdhënies nuk e bën atë një dështim. “Ndonjëherë ndihem sikur njerëzit mendojnë që nëse një marrëdhënie nuk funksionon, është dështim por unë nuk e shoh kështu, 10 apo 15 vjet bashkë. Nuk është dështim. Është e bukur”, përfundoi ajo.

Kim dhe Kanye u njohën në vitin 2012, lidhën martesën në 2014 ndërsa në vitin 2021 çifti vendosi të ndahej. Ata kanë 4 fëmijë nga kjo martesë, kujdestaria e të cilëve u përcaktua në Nëntor 2022 së bashku me marrëveshjen e divorcit./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago