Categories: MAQEDONI

LSDM: Shkupi është në kaos për shkak të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit

Për shkak të paaftësisë, papërgjegjshmërisë dhe qeverisjes shpërdoruese të VMRO-DPMNE-së, Mickoskit dhe kryetares Danella Arsovska, Qyteti i Shkupit sot është në kaos, me xhirollogari të bllokuar dhe në prag të falimentimit, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro para publike dhe e sollën Shkupin në falimentim, ndërsa falimentimi nënkupton shembje të plotë të sistemit të qytetit, institucione jofunksionale, shërbime edhe më të këqija për qytetarët dhe greva e protesta të administratës së qytetit.

Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për gjendjen aktuale financiare të qytetit.

Të gjitha parakushtet për mbajtjen e një seance të tillë janë plotësuar dhe seancën duhet ta caktojë kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski nga VMRO-DPMNE.

Qytetarët janë të zhgënjyer nga pushteti jokompetent i qytetit të VMRO-DPMNE-së, i cili ka kryetarin e Këshillit, shumicën në Këshill dhe shumicën në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike të Shkupit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago