Categories: MAQEDONI

LAJMI I FUNDIT: Shaqir Fetahu i “shpëton” puçit

Shkup, 23 maj – Të dielën, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu i ka “shpëtuar” tentimit për shkarkim të organizuar një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Rijasetit të BFIM-së.

Qani Nesimi, kryetari i Muftinisë së Tetovës, Abedin Imeri – myftiu i Kumanovës, Salim Sulejman – myftiu i Strugës, Shaban Sulejman – Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Mustafa Dauti – përgjegjës për lidhje me Ambasadat, Muhamer Vejseli – drejtor i Agjencisë “Hallall”, Rexhep Ziberi – drejtor i shoqatës “Ilmije”, si dhe Jusuf Zimeri – drejtor për çështje islame… janë anëtarët e Rijasetit që kanë organizuar shkarkimin e Reisi Fetahu, ndërsa kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e transparencës në punën e BFIM-së, siç është rritja enorme e çmimit të Haxhit për sivjet.

Burime zyrtare thonë për gazetën KOHA se me të marrë vesh planin për shkarkim, Fetahu ka thirr mbledhje urgjente një natë para mbledhjes së grupit të të pakënaqurve dhe ka shkarkuar nga detyra disa anëtarë që kanë dashur të bëjnë, siç e quajnë në BFIM, puçin kundër kryetarit të BFIM-së.Më këtë rast, nga detyra me kërkesë të Fetahut është shkarkuar drejtori i Medresesë, Ibrahim Idrizi, përgjegjësi për lidhje me Ambasadat, Mustafa Dauti, drejtori i Agjencisë “Hallall”, Muhamer Vejseli, kryetari i shoqatës “Ilmije”, Rexhep Ziberi, si dhe drejtori për çështje islame, Jusuf Zimeri.

Në debat e sipër, në të dyja grupet, KOHA merr vesh se janë përmend edhe emra politikanësh si mbështetës të njërit apo grupit tjetër. (koha.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago