Categories: RAJON

Këtë javë pritet të betohen kryetarët e rinj të komunave të veriut

Në tri komunat e veriut, pritet që gjatë kësaj jave të përcaktohen datat për betimin e kryetarëve të rinj. Derisa Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal thotë se po bashkërendon aktivitetet, opozita kërkon që betimi i kryetarëve të rinj në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq të mos improvizohet.

Datat për betimin e kryetarëve të zgjedhur të tri komunave veriore pritet të vendosen deri në fund të javës. Nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në një përgjigje me shkrim për RTK-në, kanë thënë se janë në pritje të propozimeve nga kryetarët.

“Deri në fund të javës pritet që të bëhen publike datat për seancat tjera dhe betimin e kryetarëve, ne jemi në pritje të propozimeve nga kryetarët. Ministri Krasniqi ka pasur takime të rregullta me katër kryetarët e zgjedhur dhe jemi në bashkërendim për përgatitjet e nevojshme dhe afatet ligjore siç parashihen me ligj”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Rreth kësaj çështjeje ka folur të hënën edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se betimi i kryetarëve të rinj në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq nuk duhet të improvizohet por ministria dhe institucionet e sigurisë duhet të krijojnë kushte për mbajtjen e këtyre seancave sipas rendit kushtetues.

Ndërsa, sekretari organizativ i kësaj partie, Betim Gjoshi, të dielën ka reaguar ndaj Qeverisë duke thënë se dy kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, të cilët kanë fituar në Zveçan dhe në Zubin Potok, po përballen me presion dhe nënçmim nga zyrtarë të Qeverisë.

Megjithatë, pretendimet për presion nuk janë komentuar nga zyrtarë të MAPL-së.

Nga katër kryetarët e zgjedhur më 23 prill, është betuar vetëm ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Ndërsa Izmir Zeqiri, Lulzim Hetemi dhe Ilir Peci kanë kohë deri më 28 maj ta japin betimin, në të kundërtën e humbasin mandatin.

Zgjedhjet në veri u mbajtën më 23 prill, ndërsa rezultatet u certifikuan më 28 prill, teksa 28 maji u vendos si afati i fundit për ta dhënë betimin.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago