Categories: RAJON

Erion Veliaj: Piramida, për pak ditë nga hapja e saj, është shndërruar në objektin më të vizituar të Tiranës

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Miçel Granoff, vizituan Piramidën e Tiranës, e cila pas përfundimit të punimeve së jashtme dhe të brendshme në godinë, do të pajiset edhe me mjetet e nevojshme për një qendër teknologjike. Erion Veliaj tha me këtë rast se, Piramida, pak ditë nga hapja e saj, është shndërruar në objektin më të vizituar të Tiranës, por nuk la pa theksuar faktin se ajo do të kthehet në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan. Sot është një ditë e jashtëzakonshme, ndërtesa e Piramidës është hapur, bashkë me disa nga kubat. Sigurisht, ajo mbetet ende kantier, sidomos për pjesën elektronike, për të cilën ne do të shfrytëzojmë periudhën e verës, teksa fëmijët shkojnë me pushime, – të mbarojmë edhe semestrin e qendrës TUMO te Stadiumi – që kur të rikthehen nga pushimet të gjejnë Piramidën e transformuar me të gjitha pajiset teknologjike për kurset e tyre. Sot jetojmë në një kohë kur teknologjia s’po ndryshon shumë shpejt dhe teksa ne përgatitemi për kodimin, tashmë ka dalë Chat GPT, inteligjenca artificiale. Ndaj, do e pasurojmë kurrikulën tonë me risitë më të fundit të teknologjisë dhe të sigurohemi që çunat dhe gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të marrin vërtet dijet për punët e të ardhmes,” u shpreh Veliaj. (ATSH)

Shpërndaje

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago