Categories: SHOWBIZ

Dua Lipa paralajmëron këngën e re “Dance The Night”

Fituesja tre herë e Grammyt, Dua Lipa, ngacmoi të hënën fansat me një video të publikuar në rrjete sociale.

Ylli 27-vjeçar i muzikës pop – e cila krenohet me 146.3 milionë ndjekësit në Instagram – zbuloi se ka gati këngën e re “Dance The Night” dhe se lansohet të premten.

“Kjo barbie ka një këngë që publikohet këtë javë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Foto: Instagram
Dua rikrijoi momentin në fillim të ‘trailer’-it të filmit “Barbie”, ku producentja Margot Robbie doli nga takat e saj rozë për të zbuluar se këmbët e saj ishin ende në formë si kukulla plastike Mattel.

Lipa më pas dhuroi një puthje nga kamera, teksa kënga e saj po dëgjohej në sfond.

Këngëtarja britaniko-shqiptare do të bëjë gjithashtu debutimin e saj në aktrim si Mermaid Barbie në filmin e Warner Bros.

Projekti në fjalë pritet të debutojë në kinematë amerikane dhe në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.“Barbie: The Album” gjithashtu flitet se do të ketë këngë nga Taylor Swift, Ava Max, Britney Spears, Iggy Azalea dhe Charli XCX.

Të tjerë të përfshirë në këtë film janë: Ryan Gosling, Greta Gerwig, Emma Mackey, Will Ferrell, Simu Liu, Michael Cera etj.Krahas kësaj, krijuesja e hitit “Levitating” do të luajë gjithashtu një rol misterioz në filmin e Mattheë Vaughn, “Argylle”. /Telegrafi/

download (1)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago