Categories: SHOWBIZ

Zbulohet gjithçka rreth rastit ku familja e Kiarës e kërcënuan Zhaklinën dhe Tean

Zbulohet gjithçka rreth rastit mes familjarëve të Kiarës që kërcënuan Zhaklinën dhe Tean.

Gent Hazizi është përfshirë në një debat me opinionisten e “Big Brother VIP” Zhaklina Lekatari, ku kjo e fundit ka treguar se aktori ka qenë prezent në debatin që ka bërë ajo me familjarët e Kiarës.

Sipas Zhaklinës, familjarët e Kiarës, konkretisht tezja dhe burri i tezes e kanë kërcënuar në ambientet e Top Channel, por Gent Hazizi e ka kundërshtuar, duke i thënë se nuk ka marrë asnjë kërcënim, thjesht ishte një debat. I ftuar në rubrikën “Mop i bjer me top”, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur konkretisht gjatë përballjes së Zhaklinës me familjarët e Kiarës.
Ronaldo Sharka: Çfarë ka thënë konkretisht tezja e Kiarës?

Gent Hazizi:Tha si nuk e the një llaf të mirë për Kiarën moj? Zhaklina iu kthye me gisht. Kujt i flet ti kësht? Unë e kam mbrojtur nga bullizimi i Luizit, etj etj të cilën pastaj e përcolli dhe në emision me Kiarën dhe prapë e përdori dhe një herë tjetër sepse nuk i del e keqja dhe kjo degjeneroi në një bisedë që kaloi dhe po i thoja qetësohuni se nuk ka asnjë gjë. Burri i tezes i Kiarës tha vetëm kaq, ‘çfarë t’i bëj këtij zotërisë që është aktor, se me ty unë s’kam çfarë të flas, çfarë të merrem’! Nuk është se e mori truproja se me mua shkoi deri tek makina bashkë me Diolën që ishte prezent. Nuk pati ndonjë konflikt.

Ronaldo Shkarka: Si e shpjegon faktin që Diola ka pohuar që ka pasur kërcënim?

Gent Hazizi: Nëse Diola thotë që ka pasur kërcënim, po e quajmë në kuadër të lojës. Çdo gjë që thuhet është dhunë verbale, nëse t’i pjell dhunë, dhunë do marrësh, kaq! Këtë unë e them për çfarë isha prezent, unë nuk e bëj për të kundërshtuar Zhaklinën.

Gent Hazizi tregon se Zhaklina i ka shkruar një mesazh në privat dhe shprehet se i ka folur shumë rëndë, por refuzon që ta bëjë publike sepse nuk është tipi i njeriut që bën të tilla gjëra.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago