Categories: SHOWBIZSPORT

Piqué publikon foton e dytë me ‘flakën’ e re, Clara Chia Marti. I vërsulen ‘urrejtësit socialë’, por ai përgjigjet kështu

Një tjetër foto e postuar me “flakën” e tij të re ka krijuar pa fund polemika të “urrejtësve socialë”. Historia e dashurisë mes Gerard Piquè dhe Clara Chia Marti po lulëzon, por fansat e Shakirës, ​​e cila së fundi ka publikuar një tjetër këngë, janë shumë larg faljes së tradhtisë së ish-futbollistit të Barcelonës karshi yllit të pop-it.

Në fakt, Piquè ka postuar një foto në Instagram, e dyta që kur ai dhe Clara Chia Marti janë bashkë, duke ndezur furtunën në rrjetet sociale. Shumë ndjekës virtualë jo vetëm filluan ta vërshonin postimin me mesazhe e komente, por u kthyen në vitin 2021 për të komentuar foton e vetme që ish-futbollisti ka me këngëtaren.

Arsyeja? Ta bëjnë Shakirën të ndiejë gjithë mbështetjen dhe afërsinë e tyre. Ashtu siç i ka ndodhur në të kaluarën ish-futbollistit spanjoll, kritikat vërshuan mbi të.

“Bëra atë që doja. Vazhdoj të bëj atë që dua. Ditën që të vdes, do të shikoj prapa dhe shpresoj të kem bërë gjithmonë atë që kam dashur. Dua të jem i vërtetë me veten”, – ishin fjalët e Pique në një intervistë të disa javë më parë, të cilat i ka ripostuar në Instagram.

Një përgjigje indirekte për këdo që nuk e mirëkupton ndarjen e tij me Shakirën pas dy dekadash dhe me dy djem të sjellë në jetë, Milan dhe Sasha, të cilët tashmë jetojnë në Miami të SHBA me mamanë e tyre.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago