Categories: RAJON

Gir: BE e ka vendosur në prioritet zgjerimin, Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë moment

“Ndodhemi në një moment shumë të veçantë të historisë kur procesi i zgjerimit është vendosur si prioritet kulmues në agjendën e BE-së, që do të thotë se punët mund të zhvillohen shumë shpejtë. Vendi mund ta rrëmbejë këtë mundësi, këtë momentum në mënyrë që të mund të lëvizë përpara, ndërsa hapi i ardhshëm i cili duhet të bëhet është ndryshimi i Kushtetutës”, deklaroi so shefi i Delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir.

“Në të vërtetë, tashmë kemi hapur negociata inkuadruese, mënyrë e cila është rrugë me të vërtetë e hapur dhe e qartë para jush. Gjithashtu, nga ana tjetër që të mund të kompletohet i tërë ky proces, hapi tjetër që duhet të bëhet është ndryshimi i Kushtetutës, kuptohet se këtu flasim për vendim sovran i cili duhet të bëhet nga ana e shtetit tuaj. Megjithatë flasim për një vendim i cili është me një rëndësi thelbësore në mënyrë që të mund të lëvizim përpara”, deklaroi ambasadori Gir në përgjigje të pyetjes së gazetarëve çka mund të pritet për procesin për zgjerim të BE-së pas paralajmërimit të eurokomisarit për zgjerim, Oliver Varheji për përshpejtim të procesit dhe për sjellje të vendimeve kyçe shumë shpejtë.

Ai përmendi se për dinamizim të procesit të eurointegrimeve kyçe janë edhe reformat.

“Në të vërtetë reformat të cilat janë të lidhura me mjedisin jetësor, gjithashtu, edhe reformat të cilat në përgjithësi kanë të bëjnë me të gjitha sferat e jetës në mënyrë që vendi të mund t’i bashkangjitet BE-së në mënyrë shumë të shpejtë. Ajo që nevojitet të bëhet është të përshpejtohet dinamika e të gjitha reformave, në mënyrë që vendi të mund t’i shfrytëzojë sa më shpejtë të gjitha përfitimet që ofrohen nga ana e BE-së”, deklaroi Gir.

Euroambasadori Gir theksoi se sa më shpejtë të zbatohen reformat, aq më e shpejtë do të jetë edhe vetë hyrja e vendit në BE.

“Ajo rrugë para vendit është e qartë, e hapur, kështu që, nëse përshpejtohet procesi i reformave, edhe praktikisht do të mund të shfrytëzohen përfitimet në atë kuptim. Unë jam me të vërtetë i bindur, nëse i ndërmerrni këta hapa, do t’i bashkoheni BE-së”, porositi Gir në ngjarjen për shënimin e Ditës së Natura 2000 dhe Ditës botërore të biodiversitetit në Komunën e Debërcës.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago