Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Ato përjetojnë dhunë psikike e fizike më së shpeshti nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Raste të tilla jo rrallëherë janë të trishta dhe gratë jo gjithmonë kanë përkrahje nga familjet dhe institucionet.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku një burrë i ka shkaktuar telashe ish-bashkëshortes së saj, ndaj të cilës përveç që kishte ushtruar dhunë, ia ka publikuar disa video intime, që i kishte bërë gjatë kohës sa kanë qenë të martuar.
Burimet thonë se rasti është denoncuar nga vet viktima, e cila e shqetësuar jashtëzakonisht shumë për rastin, ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arritur që ta arrestojë burrin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të nisin hetimet.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…