Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit në Ukrainën juglindore pretendon se shpërthimet e dëgjuara në qytetin e pushtuar nga Rusia të premten mbrëma ndodhën në një bazë të forcave të Moskës.
Petro Andriushchenko, i cili nuk është vetë në Mariupol, tha në Telegram se ishte një bazë që strehon rreth 150 trupa ruse dhe përdoret kryesisht për mbështetjen e mbrojtjes ajrore.
Këshilli Bashkiak i Mariupolit, i cili aktualisht ndodhet gjithashtu jashtë territorit të pushtuar, i bëri jehonë pretendimit të Andriushchenkos.
“Tre shpërthime të fuqishme u dëgjuan nga banorët e Mariupolit”, tha këshilli ukrainas në Telegram. Raportet paraprake tregojnë se shpërthimi goditi një bazë ruse në aeroportin e qytetit, vazhdoi këshilli, duke shpërndarë një video të shkurtër të tymit dhe zjarrit që ngriheshin në distancë.
“Duke gjykuar nga video, nëse informacioni konfirmohet, armiku duhet të kishte pësuar humbje të konsiderueshme”, tha këshilli, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…