Categories: RAJON

Supremja: Nagip Krasniqi dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit të Kosovës në vlerë të 60 mijë eurove

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për anulimin e dy vendimeve për masën e paraburgimit, atë të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit.

Sipas Supremes, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë të 60 mijë eurove.

“Më datë 26 janar 2023, ka lidhur kontratë të dëmshme në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke e urdhëruar me shkrim shefin e prokurimit Y.D. që ta nënshkruan këtë kontratë kundër rekomandimit të KRPP-së, në bazë të të cilit tenderi duhej të rivlerësohej dhe të shpallet tender i hapur në vlerë 60 mijë euro, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës dhe përfitim të kundërligshëm operatorit ekonomik”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se po të lihej në liri, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, mund të ndikojë tek dëshmitarët apo edhe në prova.

“Me këtë janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit. Kjo gjykatë vlerëson se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse me gjetjen e të pandehurit N.K në liri, ekziston rreziku i asgjësimit, fshehjes apo ndryshimit të provave të veprave penale, duke ndikuar në dëshmitarët të cilët kanë njohuri me rastin si A.Sh., Y.D., R.B., S.I., E.T., pasi të njëjtit nuk janë dëgjuar ende nga ana e Prokurorisë, sepse shumicën e dëshmitarëve i njihen ngase punojnë në të njëjtin vend të punës”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago