Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se mbajtja e topit do të jetë çelësi për ndalimin e sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland, sonte (e mërkurë) në mbrëmje.
Reali takohet me Cityn në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin e ndeshjes së parë 1-1.
Në takimin që do të zhvillohet në Etihad është ende gjithçka e hapur dhe Ancelotti ka treguar hapat e skuadrës së tij, ku ndër ta është ndalje e Haaland.
“Në ndeshjen e parë ne ishim të jashtëzakonshëm në mënyrën se si luajtëm topin nga prapa dhe ishte e vështirë për ta ta rifitonin atë. Ky do të jetë gjithashtu një faktor i rëndësishëm nesër (sot)”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Të kesh më shumë topin do të thotë më pak rrezik në mbrojtje. Kur vlerësojmë një ekip, nuk vlerësojmë vetëm një lojtar. Ne duhet t’i qasemi lojës mirë në mbrojtje”.
“Me stafin tim stërvitor, ne menduam se nëse duhet të shënojnë, duhet të shënojnë herët dhe kështu do të kemi më shumë kohë për t’u rikuperuar”.
“Unë nuk mendoj se do të jetë shumë ndryshe nga ndeshja e parë, por ju do të shihni disa ndryshime nga City dhe Madridi. Ka gjëra që mund t’i përmirësojmë nga java e kaluar dhe ata gjithashtu munden”.
“Por, ne nuk do të shohim një lojë kaq të ndryshme në ndeshjen e parë. City ka ekipin më të mirë në Evropë për momentin dhe jam i sigurt se do të jetë një lojë emocionuese me shumë emocione”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…