Boston fiton, madje stërfiton ndeshjen e 7-të kundër Philadelphian. Tatum dominon, luan si MVP dhe Celtics në TD Garden triumfojnë 112-88 përballë 76-ers, duke shkuar në finalen e Konferencës në Lindje, ku gjejnë Miami Heat.
Do të jetë përsëritja e sezonit të kaluar, kur u imponuan pikërisht jeshilët. Ndeshja e parë është në program të mëkurën në Boston gjatë natës shqiptare.
YJET NË PESHORE
Jay-t, Jayson Tatum dhe Jaylen Brown përqafuan presionin e madh të një ndeshjehe të 7-të. Tatum shënoi 51 pikë! Realizues i jashtëzakonshëm, me një elegancë shumë efikase.
Brown nxjerr në pah grintën e një lideri, duke i shtuar 25 pikë. Në krahun tjetër 2 “yjet” e 76-ers u eklipsuan. Embiid gjuajti shumë keq me 5/18 goditje të realizuara.
Harden ngeci përgjatë gjithë ndeshjes, duke akumuluar topa të humbur (5) dhe bëri dhe një faull flagrant që ndryshoi inercinë e takimit, pas një fillimi të mirë për Philadeplhian.
NDESHJEA
Robert Williams e niste edhe një herë në pesëshe për trajnerin Mazulla, që e preferoi ndaj White. 8 pikë në 6 minutat e para për Tucky, xholin e papritur si realizues për trajnerin Rivers.
76-ers kryesonin në fillim plus 9, pastaj perioda e parë u mbyll 29-23. Tucker dhe Tatum me 11 pikë, Harden jo vetëm që nuk shënoi, por mori dhe një faull flagrant ndaj Brown në sulm.
Pikërisht ai episod solli reagimin e Boston me një rezultat të pjesëshëm 9-0, që barazoi shifrat në 35-35. Celtics fituan forcë dhe kurajë, duke kryesuar 55-52 në pushimin e gjatë.
SHKËPUTJA JESHILE
Tatum çoi Bostonin në vazhdim në plus 10, në rezultatin 65-55, duke kapur kuotën e 30 pikëve. Harden ishte katastrofë, Embiid zhgënjyes, me “yjet” e skuadrës që tradhëtuan Philadelphian.
Diferenca shkoi në +18 me pikët e Brown dhe Tatum, me një rezultat të pjesëshëm 24-3 për të zotët e shtëpisë. Ndeshja mund të konsiderohej e mbyllur me rezultatin 79-58 kur mbeteshin edhe 4 minuta nga fundi i periodës së tretë, duke e shndërruar fraksionin e fundit në një pasarelë triumfi për Celtics para publikut të tyre. Boston vazhdon në finale, me 76-ers që kthehen në shtëpi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…