Categories: MAQEDONI

Rexhepi: Me Ndryshimet dhe Plotësimet në Ligjin për Planifikim urbanistik, do të jepen rezultatet për realizimin e Korridorit 8 dhe 10-D

Me Ndryshimet dhe Plotësimet në Ligjin për Urbanistikë, rregullohet një model i ri i planifikimit dhe ndërtimit i cili do të përdoret për herë të parë në vendin tonë dhe i cili do të jepte rezultatet më të shpejta dhe optimale në ndërtimin e rrjetit rrugor për realizimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D.

Ndërtimet me interes strategjik janë rrugët shtetërore, hekurudhat, tubacionet kryesore të gazit, si dhe objektet e tjera me interes publik që realizohen si projekte strategjike investimi ose projekte me rëndësi strategjike kombëtare të përcaktuara me ligj dhe ndërtimi i të cilave si objekte me interes publik parashikohet me plan urbanistik për ndërtesat me interes strategjik.

Teksti i propozuar i Ndryshimit dhe Plotësimit të Ligjit për planifikim Urbanistik parasheh një lloj të ri të projektit urbanistik për objektet me interes strategjik dhe rregullon përgatitjen, procedurën dhe zbatimin e këtij projekti urbanistik. Me projektin Urbanistik për Ndërtesat me Interes Strategjik rregullohet fushëveprimi i projektit për ndërtimin e të gjitha rrugëve shtetërore, hekurudhave, tubacioneve kryesore të gazit, si dhe ndërtimeve të tjera me interes publik, si dhe objekti i projektit për ndërtimin e rrugëve shtetërore është edhe korridori rrugor.

Në procesin e krijimit të këtij projekti urban për objektet me interes strategjik për shtrirjen e përcaktuar të projektit, krijohet një bazë e përditësuar gjeodezike, sigurohen kushtet për planifikim hapësinor dhe sigurohen të dhënat dhe informacionet për infrastrukturën ekzistuese ose të planifikuar nga institucionet kompetente me kompetenca publike, pas së cilës nga zhvilluesi(krijuesi) i dorëzohet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e cila përcakton nëse projekti është i përfunduar dhe, nëse nuk është i përfunduar, i dërgon një njoftim zhvilluesit(krijuesi) të projektit për përfundimin e tij, brenda 30 ditëve.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve projektin e plotë urbanistik për objektet me interes strategjik ia dorëzon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila merr vendim me të cilin e miraton ose nuk e miraton projektin urbanistik.

Agjencia për kadastrën e patundshmërive sipas detyrës zyrtare shënon në kadastrën e patundshmërive se një ndërtim me interes strategjik është duke u zhvilluar dhe kështu përfundon procedura për projektin urbanistik.

Zbatimi i këtij projekti urbanistik të miratuar për objektet me interes strategjik kryhet në përputhje me ligjin për shpronësimin dhe ligjin për ndërtim deri në ndërtimin dhe shfrytëzimin përfundimtar të tij.

Ndryshimi nga procedura standarde për një projekt urbanistik në raport me këtë projekt urbanistik për ndërtesat me interes strategjik është se afatet për marrjen e dokumentacionit të nevojshëm për përgatitjen e tij janë shumë më të shkurtra, gjë që do të mundësonte zbatimin e shpejtë të tij në terren.

Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10 është i një rëndësie kyçe në kontekstin e zgjerimit tregues të rrjetit të transportit trans-evropian drejt Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, në përputhje me Rregulloren 1315/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës dhe Rregullorja e Deleguar e Komisionit (BE) 2016/758.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago