Categories: RAJON

Krimet e luftës në Bosnjë: 25 vjet pas luftës, dënohet me burgim për dhunimin e një vajze

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, njëkohësisht udhëheqës i Departamentit special për krime të luftës, Ivan Mateshiq ka rrëfyer rastin e parë të dënimit me 12 vjet burgim për një person i cili akuzohej për dhunim.
Në emisionin “Kallxo Përnime”, ai ka thënë se kishte parë një emision televiziv ku një vajzë rrëfente për dhunimin që i kishte ndodhur gjatë luftës, e të cilën nuk e kishte mbështetur familja e bashkëshorti.Ai ka rrëfyer se ishte interesuar për këtë rast dhe kishte arritur ta gjente vajzën, duke e bindur që të dëshmonte.
“Ajo ka qenë e dhunuar shumëfish nga kryes të shumtë dhe duke punuar në atë rast kam ardhur edhe deri te disa vrasje që i ka kryer i njëjti person, i cili u procedua para gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai ka qenë një i mitur i rritur, pra në momentin e kryerjes së veprës ka qenë pak më i madh se 18-vjeç dhe u dënua me 12 vjet burgim” – rrëfen ai.Ky rast ishte trajtuar 25 vjet pas luftës.Ndryshe, lufta në Bosnjë e Hercegovinë nisi në vitin 1992 dhe përfundoi në vitin 1995.Sipas një raporti të RDC, të publikuar në qershor të 2012-s, ishin gjithsej 101,040 të vdekur ose të zhdukur, nga të cilët 61.4 për qind ishin boshnjakë, 24.7 për qind ishin serbë, 8.3 për qind ishin kroatë dhe më pak se 1 për qind ishin të etnive të tjera, me 5 për qind të tjerë, përkatësia etnike e të cilëve nuk u deklarua.watch

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago