Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se me zgjedhjet e së dielës, me pjesëmarrjen e lartë të votuesve, Turqia tregoi se është një nga vendet e botës me kulturat më të avancuara demokratike.
Erodgan për balotazhin ka thënë se shpresojnë që ditët e ardhshme t’i vlerësojë në mënyrën më të mirë dhe produktive, transmeton Klankosova.tv.
Mes tjerash, ai ka thënë se Turqia pret shërbim nga ai dhe se do të punojë shumë dhe do të shlyej borxhet turke.
“Ne jemi një aleancë që vendos vullnetin kombëtar dhe dashurinë për t’i shërbyer vendit dhe kombit në qendër të politikës së saj. Ne mund të shlyejmë borxhin tonë të mirënjohjes ndaj kombit tonë, i cili është kujdesur për ne dhe ka sfiduar tanket për këtë kauzë kur është e nevojshme, duke punuar më shumë dhe duke vrapuar më shumë”.
“Turqia pret shërbim nga ne, pret veprime, kombi ynë pret që ne të përmbushim qëllimet e veta. Viktimat tanë të tërmetit presin që t’ua shërojmë plagët sa më parë. Tashmë kemi nisur punën për zgjedhjet e 28 majit, pasi u zbardh ngjyra e kutisë së votimit”.
“Shpresojmë që ditët e ardhshme t’i vlerësojmë në mënyrën më të mirë dhe produktive. Me lejen e Allahut, ne do ta bëjmë 28 majin lajmëtar të Shekullit të Turqisë”, ka shkruar ai në Twitter.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…