Categories: MAQEDONI

Ali Ahmeti përkujton veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes nëj statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe inetelektualin, Ukshin Hoti në 24 vjetorin e zhdukjes së tij.

Ahmeti ndër të tjera shkruan se vuajtjet dhe rrugëtimi aspak i lehtë atdhetar i Hotit, përshkruan dhe gjithë rrugën e mundimshme për popullit shqiptarë për lirinë e vendit.

Statusi i plotë:

U bënë sot plot 24 vjet nga zhdukja e një prej mendjeve më të ndritura të kombit, veprimtarit të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hoti.
Me gjithë potencialin e tij intelektual, Ukshini do të rreshtohej në përkrahje të demonstratave studentore të vitit 1981 dhe aty do fillonte saga e tre burgosjeve të tij për bindjet e drejta kombëtare që i shprehte haptas pa iu dridhur qerpiku.
Regjimi jugosllav i kohës prangosi fizikisht Ukshinin, për fatin e të cilit sot e kësaj dite nuk dihet asgjë, por nuk arriti asnjëherë të prangosë dhe zhdukë ideologjinë e tij atdhetare, fryma e së cilës u ndje fuqishëm në mesin tonë në çastet e veprimit të LPK-së dhe UÇK-së, frymë lirie dhe përparimi që është frymëzim edhe i së tashmes.
Rrugëtimi i tij jetësor është pasqyra reale e përjetimeve të një populli të tërë, qëndresa dhe atdhedashuria e të cilit nuk duhet harruar asnjëherë.784912203002904

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago