Categories: MAQEDONI

Vazhdon përpjekja e VMRO-së për të bllokuar e vonuar miratimin e ligjeve për Korridorin 8-10D

35 deputet nga opozita, rrespektivisht, VMRO-DPMNE kanë vendosur të kërkojnë të drejtën e fjalës për të diskutuar lidhur me ligjin që është në seancë plenare e që ka të bëjë me Korridorin 8-10D.

Duke parë e analizuar rethanat dhe momentin politik, shihet qartë se VMRO-DPMNE-ja dhe deputetët e sajë dalin në foltore vetëm për të vonuar miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8-10D, raporton indeks.mk

E më interesant, është urdhëri që deputetët e VMRO-së që ishin prezent në seancë plenare u urdhëruan nga koordinatori i tyre të mos i shfrytëzojnë telefonat gjatë seancës sepse janë nën vrojtim të kamerave. Ky urdhër vjen pasi shpesh herë deputetët e opozitares janë kapur po nga kamerat duke u “argëtuar” ose luajtur lojra të ndryshme në telefonat e tyre po gjatë seancave të rëndësishme plenare në Kuvend.

Kujtojmë, sot në seancë plenare para deputetëve, për votim është ligji për “marrëdhënie pune” të cilin Qeveria e dorëzoi në Kuvend me flamur evropian e të cilin e kaloi edhe Komisioni për Çështje Evropiane, (KÇE) në të cilin sot po diskutohet për ligjin për “planifikim urbanistik”, i cili poashtu bën pjesë në pakon e ligjeve të cilat Qeveria i ka dorëzuar për ndryshim në Kuvend.

Edhe në KÇE janë deputetët e VMRO-së që nëpërmes fjalimeve procedurale të gjata, replikave e kundër-replikave po tentojnë të vonojnë sa më shumë ligjet për investimin e rëndësishëm strategjik dhe më të madhë në historinë e vendit, sipas Qeverisë.

Ndryshe, në seancën e KÇE-së, sot prezent ishte edhe zv.ministri i Transportit, Bekim Rexhepi i cili në një replikë të shkurtër kundër deputetit të VMRO-së tha se të gjitha ato që thuhen nga ana e deputetëve të VMRO-së janë të pavërteta./indeks.mk/.download (1)

download

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago