Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në nivel të kryenegocviatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, fillimisht do t’i takojë ndaras kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Takimet do të fillojnë në mëngjes dhe kohëzgjatja e tyre do të varet nga ecuria e diskutimeve.
Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është mbajtur më 2 maj në Bruksel.
Në atë takim palët u pajtuan për Deklaratën për të Zhdukurit, sipas të cilës të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i hartuar nga Ekipi menaxhues, i cili u refuzua nga pala kosovare.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…