Categories: MAQEDONI

Qeveria: Ligjet për korridoret janë të lidhura me BE-në, zbatim efikas edhe i projekteve të tjera infrastrukturore

Sekretariati i Qeverisë për Çështje Evropiane ka marrë një shkresë nga BE-ja ku edhe në këtë fazë kërkohet sqarimi me shkrim i projektit me “Behtel dhe Enka”, pse është bërë në atë mënyrë dhe si planifikohet të realizohet më tutje, informuan nga Qeveria sot në një konferencë për media në komentin për përdorimin e flamurit evropian për propozim-amendamentet ligjore për ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10d.

Nga Qeveria theksojnë se të njëjtën arsye e japin edhe për ligjet për korridoret e institucioneve brenda ose jashtë vendit, pra se ky projekt bëhet me ligj të veçantë nën kushte të cilat duhet të sjellin ndërtim të shpejtë dhe efikas të rrugëve me çmim më të ulët, ose me ligjet ekzistuese me të cilat duhet të zgjasë më gjatë dhe të paguhet më shumë.

“Shpjegimi është përfshirë edhe në ligj, së pari se justifikimin politik për vendosjen e flamurit evropian e shohim pikërisht në përfshirjen e Korridorit 8 në rrjetet trans-evropiane dhe se qëllimi i kësaj lëvizjeje është të përshpejtojë ndërtimin e infrastrukturës dhe rrjetit rrugor, duke iu referuar edhe grupit të Transportit, në të cilin proces është i detyrueshëm përmirësimi i infrastrukturës. Ky nuk është precedent dhe nuk është hera e parë që vendoset një flamur evropian, bënë të ditur burime qeveritare.

Siç theksojnë nga Qeveria, pa korridore, pavarësi energjetike dhe pa Bashkimin Evropian, nuk ka zhvillim të shtetit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski nesër në Mal të Zi do ta firmosë aneksin e Marrëveshjes me BE-në me të cilin Korridori 8 hyn në rrjetin e korridoreve kryesore në rajon dhe në BE. Është edhe një nga argumentet e Qeverisë për përdorimin e flamurit evropian për ndryshimet ligjore për projektin me “Behtel dhe Enka”. Siç theksojnë ata, ligjet janë të lidhura me Bashkimin Evropian sepse po krijojnë korridore që lidhen me Unionin.

Në atë kontekst, nga Qeveria e përsëritën mesazhin për vlerën e rrumbullaksimit të ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d gjegjësisht katër akseve të autostradave, që do t’i ndërtojë Behtel dhe Enka.

Projekti me konsorciumin amerikano-turk “Behtel and Enka” nuk është diskutuar shumë në takimet e fundit në SHBA të delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, sepse siç thonë nga Qeveria është një projekt për të cilin ka ligj dhe opozita po bën bllokada vetëm për qëllime politike ditore.

Nga Qeveria përsërisin se ndryshimet e pesë ligjeve janë me flamur evropian sepse ato ishin bllokuar nga opozita, ndërsa në atë proces, siç theksojnë, VMRO-DMNE fshihet pas Të Majtës e cila i paraqet amendamentet.

“Ndryshimet ligjore do ta përshpejtojnë ndërtimin jo vetëm të këtyre projekteve, por edhe të projekteve tjera nga interesi kombëtar”, thonë nga Qeveria prej ku konsiderojnë se në ndonjë fazë të ardhshme financimi i këtoj projekti do të plotësohet me mjete evropiane dhe se do të përfshihen kompanitë evropiane.

Jemi të sigurt, thonë nga Qeveria, se këto rregulla që i ndryshojmë në këtë mënyrë do të kontribuojnë për realizim më të shpejtë të ndonjë projekti strategjik evropian, si dhe për lehtësimin e realizimit të financave me mjete evropiane.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago