Categories: SHOWBIZ

Pse një periudhë pushimi nga seksi do t’ju shërbejë për mirë…

Të gjithë i dimë ‘përfitimet e seksit’ si në trup ashtu edhe në gjendjen emocionale, por së fundmi dalim në një tjetër përfundim. Sipas ekspertëve, një periudhë pauze nga aktiviteti seksual, do t’ju shërbejë për mirë. Kjo kohë është një mundësi e shkëlqyer për të punuar me veten, si dhe mundësi e shkëlqyer për të eksploruar trupin tuaj. Periudha pa seks mund të ndryshojë prioritetet që ju keni.

Koha që do të kaloni pa seks është një mundësi ideale për të zbuluar se çfarë ju emocionon dhe çfarë jo, për të punuar për të qenë në formë më të mirë, por edhe për të qetësuar nervat nga frika e shtatzënisë së padëshiruar. Edhe pse seksi forcon zemrën dhe zgjat jetën, periudhat e ‘heqjes dorë’ nga aktiviteti seksual kanë edhe avantazhet e tyre, sidomos për shëndetin mendor. Këtë mund ta shfrytëzoni si një mundësi e shkëlqyer për të punuar me veten dhe formën tuaj fizike.Gjatë seksit, gratë mund të jenë të pasigurta për trupin e tyre, duke vënë në dyshim nëse janë mjaft të mira apo tërheqëse, gjë që mund të ketë një efekt të keq në vetëbesimin e tyre. Një periudhë pa seks mund të ndryshojë prioritetet tuaja, kështu që ju mund të përdorni kohën e pushimit për t’u ushtruar dhe ndryshuar dietën tuaj. Forma më e mirë pa dyshim do të rrisë vetëbesimin dhe do të përmirësojë mënyrën se si e shikoni trupin tuaj.

Periudha e pauzës është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar trupin tuaj. Ata që nuk e kanë arritur kurrë, ose të paktën jo aq shpesh kanë arritur orgazëm me partnerin e tyre, mund të përfitojnë më shumë nga vetëkënaqësia, kështu që tani ato mund të zbulojnë se çfarë i emocionon dhe çfarë jo, dhe cilat prekje u pëlqejnë në të vërtetë.

Jeta në çift, pavarësisht nga avantazhet e saj, ndonjëherë mund të jetë shumë e lodhshme. Ka diskutime të ndryshme, duke përfshirë edhe për seksin, prandaj zënkat janë të pashmangshme. Pa seks nuk ka dramë, e cila do të qetësojë shumë nervat, por edhe frikën nga shtatzënia e padëshiruar. Pasi të përfundojë kjo periudhë, aktiviteti nën çarçafë do të jetë më intensiv se kurrë më parë, veçanërisht nëse përdorni aftësitë që keni mësuar duke eksploruar trupin tuaj. /TAR/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago