Categories: MAQEDONI

Osmani: Në Ohër pritet të ketë bisedime mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Kreu i diplomacisë në vend, Bujar Osmani njoftoi se përfaqësuesit dhe liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit mund të takohen në Ohër, për të zhvilluar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve nën mbikëqyrjen e OSBE-së, organizatë me të cilën për momentin udhëheqë Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Osmani tha se ky takim, ashtu siç ishte takimi në mars të këtij viti mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të mundësojë që Maqedonia e Veriut të vendoset në hartën e vendeve që kontribuojnë për paqe.

“Pas takimit në Ohër mes Prishtinës dhe Beogradit, pritet që në këtë qytet të ulen edhe Azerbajxhani dhe Armenia, nën ndërmjetësimin e OSBE-së. Në këtë mënyrë shteti ynë vendoset në hartë qe kontribuon për paqe”, tha mes tjerash Osmani.

Ndryshe, Armenia dhe Azerbajxhani, dy shtete fqinje, kanë zhvilluar dy luftëra ndërmjet vete në fund të viteve ’90 dhe më 2020 mbi kontrollin e Nagorno Karabakut, një rajon malor, i banuar kryesisht nga armenët etnikë, që u mor nga kontrolli i Azerbajxhanit mbi tri dekada më parë.

Pas një lufte të shkurtër, Azerbajxhani rimori territorin e këtij rajoni më 2020, por Bakuja dhe Jerevani u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Që atëherë, paqeruajtësit rusë janë dislokuar në Nagorno Karabak, por Armenia është ankuar se prania e rusëve nuk po ka efekt.

Tensionet janë rritur së fundmi pasi Bakuja më 23 prill njoftoi se kishte vendosur pikën e parë të kontrollit rrugor në hyrje të korridorit Laçin, që është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin e Nagorno Karabakut.

Ky korridor veçse është përballur me bllokada, gjë që kanë shkaktuar që banorët e rajonit të kenë mungesa të furnizimeve dhe reduktime të energjisë elektrike./tv21.tv

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago