Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur thirrje publike për qytetarët që jetojnë në diasporë, e të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit “MKARTA”, nëpërmjet së cilës do t’u lehtësohet hyrja në RMV.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut fton të gjithë të interesuarit, pjesëtarë të diasporës, të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit MKARTA, të dorëzojnë biografi të shkurtër dhe letër motivuese në e-mailin diasporadesk@mfa.gov.mk me titull MKARTA, më së voni deri më 1.6.2023”, thonë nga MPJ.
Më tej shtojnë se të gjitha aplikacionet e dërguara pas afatit do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së ardhshme.
Projekti MKARTA është konceptuar si një rrjet më i gjerë që do të përfshihej në rrjedhat shoqërore në RMV dhe u prezantua në maj 2021.
“Me këtë thirrje, Ministria e Punëve të Jashtme planifikon të zgjerojë listën e personave të dalluar nga diaspora, të cilët kanë dhënë “kontribut të veçantë në përmirësimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me diasporën apo shtetin në të cilin jetojnë, për përmirësimin e reputacionit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose janë ndërkombëtarisht të njohur dhe profesionistë të njohur në fushën e tyre””, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ndryshe, qytetarët që posedojnë “MKARTËN” do të kenë hyrje të lehtësuar në RMV. Pas prezantimit të projektit, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, tha se bartësit e kësaj karte nuk do të kenë privilegje të diplomatëve. Ai deklroi se ambasadat e RMV-së do t’i identifikojnë këta persona dhe do t’ia propozojnë ministrisë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…