Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se i kanë ndjekur nga afër zgjedhjet e mbajtura në Türkiye, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë në votime është një fitore e madhe, raporton Anadolu.
Von der Leyen, në një konferencë për media me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se Türkiye është partner i rëndësishëm për Bashkimin Evropian (BE).
“Dalja e madhe në këto zgjedhje është vërtet një lajm i mirë sepse tregon se populli turk është i përkushtuar të përdorë të drejtat e tij demokratike për të votuar dhe se ata i vlerësojnë institucionet demokratike. Kjo është fitorja e madhe e zgjedhjeve të djeshme. Zgjedhjet vazhdojnë ende. Tani duhet të shohim raundin e dytë. Ne po i ndjekim nga afër deklaratat në lidhje me këtë. Duhet të shohim se çfarë do të sjellë raundi i dytë”, tha Von der Leyen.
Gjithashtu, Presidenti i Këshillit, Michel, tha se vlerëson qytetarët turq për pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje.
Duke theksuar rëndësinë e procesit zgjedhor për demokracitë, Michel tha se do të ndjekin rezultatin e këtij procesi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…