Categories: MAQEDONI

LSDM: Amerika i dërgoi mesazh të qartë VMRO-së

SHBA-të i dërguan mesazh të qartë VMRO-DPMNE-së që të mbështesë rrugën evropiane të shtetit, që opozita të tregojë përkushtimin e saj për arritjen e qëllimit strategjik dhjetëvjeçar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu ka filluar reagimi i sotëm i LSDM-së së kryeministrit Kovaçevski. Nga kjo parti akuzojnë sërish opozitaren VMRO-DPMNE për,siç thonë ata, bllokimin e rrugës evropiane të vendit, përcjell Klan Maqedoni.

“Mesazhi i SHBA-së në mbështetje të së ardhmes evropiane të vendit vjen në kohën kur procesi i skriningut është duke u zhvilluar me sukses, dhe në Kuvendin e Maqedonisë nevojiten hapa për vazhdimin e negociatave me BE-në deri në anëtarësimin e plotë. Tashmë është formuar një grup pune ekspertësh për tekstin e amendamenteve për ndryshimet e nevojshme kushtetuese si një nga hapat. Për herë të parë bllokimi i rrugës evropiane vjen nga brenda vendit, koalicioni VMRO-DPMNE – Levica janë të vetmet që janë kundër BE-së dhe të ardhmes evropiane të vendit dhe qytetarëve”, thonë nga LSDM./KlanMacedonia

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago