Categories: MAQEDONI

Kolumnisti i Kohës, Dauti, për reformën e kodit zgjedhor: Pritje të mëdha të partive të vogla!

Në kolumnën e fundit në gazetën “Koha”, publicisti Daut Dauti, ku shkruan për disa tema aktuale në vend dhe në rajon, veç tjerash është ndalur edhe në reformën në kodin zgjedhor, veçanërisht në pritjet e shumta të partive të vogla nga një njësi zgjedhore.

“Është një dakordim politik midis subjektesh që t’i shqyrtojnë modalitetet për reformën zgjedhore, ndërkaq kjo me fjalë të tjera është që të shihet mundësia për t’ua plotësuar dëshirën e kahmtoshme partive të vogla për një njësi zgjedhore. Është paksa e çuditshme t’i plotësohet dëshira një PavleTrajanovi, i cili këtë e kërkonte gjera ishte në qeveri, dhe tash i distancuar prej saj, të arrijë satisfaksionin”, shkruan Dauti.

Mirëpo, matematika politike nuk është si një e një që bëjnë dy. Sepse, disa parti që shkojnë në koalicione “grumbull” te dy partitë më të mëdha maqedonase, mund të pësojnë fijasko të vërtetë nëse do të shkonin vetë në zgjedhje, me shpresën se modeli proporcional me një njësi zgjedhore do t’i rrisë shanset për përfaqësim”, thotë kolumnisti.

Sipas tij, edhe një model i tillë ka metodologjinë e disfavorshme, siç është pragu që do të vendoset për të kaluar ndonjë subjekt. Ai merr shembullin e Shqipërisë dhe Kosovës, ku sipas tij, kanë pësuar debakël prej të cilit nuk janë mëkëmbë pothuajse të gjitha partitë më të vogla që kanë menduar se kanë elektorat.

Duke u rikthyer te situate në Maqedoni, Dauti rikujton “simulimin” që bëri një televizion para disa muajsh, kur nxori në pah se nga partitë e vogla vetëm E Majta mund të sigurojë mandate. Ndaj iniciativën e Trajanovit dhe të partive të vogël, në mënyrë figurative e quan ‘sikur të gjuash vetën në këmbë!”

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago