Categories: MAQEDONI

Kur VMRO-ja flet për gjyqësinë, morali politik ka prekur fundin!

– Dukuritë për të cilat flet VMRO-ja nuk kanë lindur sot, ndërkaq është fakti tjetër se pikërisht ky pushtet dhe pikërisht Bashkimi Demokratik për Integrim, ka qe sa vite që po flet për procesin e vetingut në gjyqësi, diç që ka mbetur pa përkrahje nga VMRO-DPMNE -ja?

A thua ende ëndërron Sfarovski gjyqësinë e saj të dikurshme?

Gjyqësia në Maqedoni nën sundimin e BDI-së dhe LSDM-së, e ka prekur fundin…
Kështu vlerëson VMRO-DPMNE, duke marrë si shkas ngjarjet e fundit në Këshillin Gjyqësor dhe besueshmërinë e ulët të qytetarëve ndaj gjyqësisë, që është një sëmundje “kronike” te ne prej kohësh. Partia opozitare numëron shumë gjëra në adresë të gjykatave, ama krejt këto ia adreson pushtetit të LSDM- së dhe BDI-së(me renditjet e anasjelltë, “të preferuar”, pasi duket se shënjestra mbetet gjithnjë BDI-ja) me akuzë për partizime dhe dhunim të organeve gjyqësore.

Të thoshte ndonjë parti tjetër e cila nuk ka pasur “qasje” te pushtetet, do të duhej t’i besonim si diçka parimore dhe politikisht të arsyeshme dhe qëndrueshme. Por kur këtë e përmend VMRO-DPMNE-ja, s’ke si të mos kthehesh prapa e të mos analizosh sa kjo parti mund të jetë e bengosur për fatin e gjyqësisë. Sepse as është gjyqësia prej sot, e as dukuritë e kontrollit të gjyqësisë, padrejtësitë dhe selektiviteti në vendimet gjyqësore, e deri te korrupsioni, kanë lindur tash, siç mëton ta paraqesë Mickovski me bashkëpartiakët e tij.
Nëse duam të jemi objektivë, është pikërisht ky pushtet dhe pikërisht Bashkimi Demokratik për Integrim që ka qe sa vite që po flet për procesin e vetingut në gjyqësi, diç që ka mbetur pa përkrahje nga VMRO-DPMNE-ja?

A thua pse?

Mund të supozohet se VMRO-së pengon gjyqësia përderisa nëpër gjykata ende sillen aktivistë të saj për dhunën ndaj isntitucionit më të lartë, Kuvendit, përderisa janë të hapura lëndë për blerje votash, për keqpërdorime të pushetit, për korrupsionin më eklatant me dhjetëra e qindra miliona euro dëmtim të arkës shtetërore…Pikërisht kjo i pengon kësaj partie të zëshme, sepse në kohën kur ishte në pushtet, për përfaqësuesit e saj mbreteronte parajsa e vërtetë, sepse pushtarët e saj s’i trazonte askush, sepse ishin si arushat e mbrojtura me ligj.
Dihet prej kujt: nga Svarovski-gjykatësit e saj!

Hajt se kjo mund t’i përshkruhet një pushteti a një periudhe të autokratit të tyre, Gruevskit, por kjo udhëheqësi e re, jo vetëm që nuk është distancuar nga kriminalitetet gjatë pushtetit të tij, por kohë pas kohe, kanë shkuar gjer në Bukuresht te mentori i tyre, Nikolla Gruevski. Mbase per koordinim a subordinim veprimesh

Prandaj pa hezitim mund te themi se kur VMRO flet për gjyqësinë, ky doemos duhet të jetë kulmi i ironisë dhe hipokrizisë dhe fundi i vertetë i moralit poliitik! /indeks.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago