Categories: BOTARAJON

Serbisë i kërkohet që të tërheqë votën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Pasi u miratua nga Komisioni për Politikë të Jashtme në fillim të muajit prill, sot Parlamenti Evropian voton për Raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Në të, krahas amendamenteve që janë dorëzuar ndërkohë, propozohet që të kërkohet nga Serbia që të tërheqë votën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në të njëjtën kohë, qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova janë të ftuar të angazhohen për një dialog të vërtetë, dhe e njëjta vlen edhe për Serbinë dhe Kosovën.

Konstatohet se ritmi i procesit të anëtarësimit në BE për të dyja palët varet nga normalizimi i marrëdhënieve. Në këtë raport, anëtarëve të BE-së u kërkohet të njohin Kosovën, për të cilën përdoren terma si republikë dhe shtet, dhe eurodeputetët deklarojnë se pavarësia e saj është e pakthyeshme.

E ndërsa i bën thirrje Kosovës që të bëjë përpjekje për t’i kthyer serbët në institucione, shprehet keqardhje për bojkotin e këtyre institucioneve të cilat, siç thonë ata, inkurajojnë partitë politike nacionaliste serbe në veri të Kosovës.

Përveç keqardhjes, autorët e raportit shprehin shqetësimin edhe për shkak se vazhdojnë të veprojnë bandat kriminale të Millan Radoiçiqit dhe Zvonko Vesellinoviqit, të cilët janë të afërt me Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiqit e cila është në pushtet në Serbi./Paparaci

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago