Në takimin e sotëm me kryetarin e Interpol-it, Ahmed Naser Al-Raisi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e përshëndeti Konferencën Rajonale Evropiane të Interpol-it, që zhvillohet në Ohër, duke potencuar se si shtet na paraqet kënaqësi të madhe që ky eveniment mbahet pikërisht te ne dhe pikërisht në 30-vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Policisë Kriminele.
Kryetari nënvizoi se ne si shtet anëtar në NATO, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh dhe në këtë drejtim, marrim pjesë aktive edhe në aktivitetet e përbashkëta me Interpolin, me ç’rast japim kontribut serioz në sigurinë globale, si në rajon, ashtu edhe më gjerë. E theksoi rolin e Kuvendit në raport me kornizën legjislative rreth sigurimit të funksionimit të papenguar të institucioneve tona të sigurisë. E theksoi edhe rolin e kontrollit demokratik të parlamentit mbi shërbimet e sigurisë, si edhe reformat që i kemi bërë në këto fusha. Në vazhdim, e shprehu edhe qëndrimin e vendit tonë në drejtim të luftës në Ukrainë, duke theksuar se “Si vend, ne e dënojmë agresionin nga ana e Rusisë në Ukrainë dhe japim kontributin tonë maksimal si një partner i besueshëm i NATO-s, në kontekst të çdo ndihme dhe mbështetje që nevojitet”.
Kryetari i Interpolit, Ahmed Naser Al-Raisi, falënderoi për takimin me Kryetarin Xhaferi, për pritjen e ngrohtë në vendin tonë dhe organizimin e shkëlqyer të konferencës së Interpolit. Me ç’rast, shprehu mirënjohje dhe respekt të madh ndaj MPB-së si edhe forcave policore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjithë angazhimin e tyre rreth evenimentit. Theksoi se prezenca e Kryetarit Xhaferi në konferencën në Ohër, për të paraqet mbështetje e Kuvendit për policinë. Po ashtu potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut paraqet pa dyshim vend lider në rajon në raport me bashkëpunimin e sigurisë dhe gjithsesi partner i besueshëm në kuadër të Interpolit, vend te i cili mund të mbështeteni në luftën kundër krimit dhe sfidave të sigurisë që na presin. Në këtë kontekst, e theksoi mundësinë që në periudhën e ardhshme në këtë rajon apo në vendin tonë, të themelohet Byroja Rajonale e Interpolit, që akoma më shumë do e përforconte komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve të rajonit në suazat e kësaj organizate.
Në fund të dy bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm të suksesshëm për rezultate efektive në sferën e sigurisë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…