Categories: MAQEDONI

Ahmeti: Të bashkuar në frontin për Europë përshpejtojmë proceset eurointegruese të vendit

Me rastin e Ditës së Europës, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se ky përvjetor e gjen Maqedoninë e Veriut dhe vendet e rajonit më afër BE-së.

Ahmeti ndër të tjera ka uruar progres në rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.

Statusi i plotë:

Themelimi i Bashkimit Europian 73 vite më parë ishte bashkim forcash dhe vlerash në kohën e duhur për të trasuar rrugën e paqes dhe zhvillimit.
Ajo frymë progresive pati ndikim të jashtëzakonshëm edhe në konsolidimin demokratik të trojeve tona dhe ky përvjetor gjen vendin tonë dhe mbarë rajonin më afër dyerve të Europës, me negociata të hapura të integrimit.
Sot le të reflektojmë bashkë mbi kronologjinë e vendimeve të guximshme që kemi ndërmarrë për të ndërtuar paqen mbi lirinë e barazinë si vlerë, për të zgjidhur kontestet me fqinjët, për të hapur horizonte të reja zhvillimi në çdo segment të jetës.
Duhet të përshpejtojmë medoemos hapin drejt integrimit në Bashkimin Europian. Armiku ynë më i madh është stagnimi i proceseve të ardhmërisë europiane të vendit. Prandaj, le të bëhemi bashkë në frontin për Europë dhe le të avancojmë proceset e nevojshme me guxim dhe pjekuri.
Bashkë për Europë!

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago