Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve të kaluara në kryeqytetin anglez.
E ardhmja e mesfushorit shqiptar mund të jetë sërish në Bundesliga, ku kishte kaluar katër vite te Borussia Monechegladbach.
Sulmuesi francez Moussa Diaby është objektivi kryesor i Arsenalit për repartin ofensivë me anësorin që po shkëlqen te Bayer Leverkusen.
Pikërisht Xhaka mund të përfundojë te Bayer Leverkusen pasi klubi gjerman i ka ofruar Arsenalit një shkëmbim të futbollistëve.
Vlera e Diabyt në tregun e transferimeve është 100 milionë euro, shumë që Arsenali nuk është gati ta paguaj.
Megjithatë drejtuesit e klubit gjerman i kanë propozuar Arsenalit që ta përfshijnë Xhakën në ofertë në mënyrë që të ulet çmimi i francezit.
Leverkusen është gati t’i ofrojë Xhakës një kontratë afatgjate vetëm që të transferohet në ‘Bay Arena’.
Por mbetet të shihet nëse Xhaka do të pranojë rikthimin në Bundesliga, pasi interesim për të ka shfaqur edhe Roma. /Telegrafi/
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…