Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se paga minimale për punëtorët e punësuar në sektorin publik do të rritet me 45% duke shkuar në 15,000 lira turke, pak më pak se 700 euro. Sipas mediave lokale, nga kjo do të përfitojnë 700,000 punëtorë.
“Bëjmë një rritje 45 për qind të pagave, duke përfshirë edhe pjesën e mirëqenies. Ne po e rrisim pagën më të ulët të punonjësve publikë në 15 mijë lira. Përveç kësaj, ne i shtojmë 10% rrogës së punëtorëve tanë që janë veteranë, viktima të terrorizmit dhe familjarë të dëshmorëve. Nga ana tjetër, ne do të rrisim pagat jashtë orarit me 70 për qind. Parashikojmë që pagat e punëtorëve të natës të paguhen me rritje prej 8 për qind. Ne përditësojmë shifrat e veshjeve dhe ushqimeve dhe i rrisim ato me normën e rritjes së pagave”, u shpreh Erdogan.
Lajmi vjen pesë ditë përpara zgjedhjeve, të planifikuara në vend për të dielën më 14 maj, gjatë një takimi të presidentit turk me zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore./A2CNN
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…