Categories: OPINIONE

Korridori 8, një impuls i ri zhvillimor për vendin, sjell përfitime për qytetarët dhe ekonominë

Korridori 8 sjell një impuls të ri zhvillimor për vendin, sjell përfitime për qytetarët dhe ekonominë, vlerësojnë dy partnerët më të mëdha të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, përcjell Indeks.mk

“Ndërtimi i Korridorit 8 nënkupton kosto më të ulëta transporti, transport më të shpejtë, lidhje dhe integrim të Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillim ekonomik dhe rajonal të vendit. Ndërtimi i autostradave moderne, në pjesët Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenisht – Strugë – Qaf Than, ofron lidhje më të mira dhe më të sigurta për qytetarët, kushte më të mira për ekonominë, një nxitje domethënëse për rritjen e tregtisë dhe investimeve. Korridori 8 është pjesë e projektit më të madh infrastrukturor në vendin tonë deri më tani në sektorin e rrugëve, për ndërtimin e katër seksioneve të autostradës me një gjatësi totale prej rreth 110 kilometrash, me vlerë 1.3 miliardë euro”, thonë nga LSDM.

Në anën tjetër nga BDI thonë se dita e djeshme shënon nismën e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë që do të kontribuojë në hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e kompanive vendore, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

“BDI konsideron se projektet si Korridori 8 dhe 10-D, autostrada Shkup – Bllacë, autostrada Kërçovë – Bukojçan dhe rruga nga Ura e Boshkut deri në fshatin Izvor, që në tërësi arrijnë vlerë të mbi 2 miliardë euro, paraqesin nxitësin më të madh dhe më ambicioz në historinë e vendit tonë. Pas realizimit dhe zbatimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, BDI është e fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit, bashkë edhe me vazhdimin e rrugëtimit tonë europian”, thuhet në komunikatën me shkrim të BDI-së.

Këto projekte, shkruan më tej në komunikatën, do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, angazhimin e të gjitha kompanive vendore dhe zhvillimin e tyre, si dhe do të kenë ndikime pozitive anësore në ekonominë e vendit me ç’rast cilësia e jetesës do të përafrohet me standardet europiane.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kohë më parë ka përmbyllur me sukses të gjitha procedurat ligjore, përzgjodhi në mënyrë transparente dhe konform të gjitha dispozitave ligjore konsulentin dhe mbikëqyrësin e realizimit të projektit, finalizoi me epilog të suksesshëm negociatat me konzorciumin ndërkombëtar Bechtel Enka, pas së cilave u vendosën nënshkrimet në marrëveshjen historike që paraqet investimin më të madh kapital në infrastrukturën rrugore të vendit, në vlerë prej 1.3 miliardë euro.

Ndërtimi i Korridorit 8 pritet të përfundojë në afat prej rreth 5 viteve. Ky korridor do të reflektojë padyshim në funksionimin më efikas të transportit të mallrave, do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në veçanti për vendet e mbarë rajonin, do të jetë urë e përjetshme lidhëse që do të përforcojë bashkëpunimin.(Indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago