Categories: MAQEDONI

U vendos gurthemeli i Korridorit 8/ Grubi: Kaluam pengesat dhe skepticizmin, ëndrra e kahmotshme u bë realitet!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga ngjarja e sotme e vendosjes së gurthemelit për fillimin e punimeve për Korridorin 8. Grubi në postimin e tij krahas fotografive shkruan se tanimë u bë realitet ëndrra e kahmotshme, u tejkaluan pengesat dhe skepticizmi dhe erdhi momenti i shumë pritur i këtij projekti kapital. Grubi ka falënderuar të gjithë mbështetësit e këtij projekti jetik për vendin teksa ka uruar dhe punë të mbarë për kompaninë realizuese.

Postimi i plotë:

Dita për të cilën ëndërruam dhe punuam më në fund erdhi! Vendosëm sot gurthemelin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit!

Kur e nisëm këtë mision me të gjithë bashkëpunëtorët ishim plotësisht të vetëdijshëm për pengesat, për skepticizmin që mbizotëronte, kaluam seanca të gjata në komitetin drejtues dhe në Qeveri, besuam dhe me punë plotësisht transparente dhe sipas të gjitha procedurave ligjore ia arritëm të fillojmë sot procesin e ndërtimit të Korridorit 8, horizontin e ri të bashkimit dhe komunikimit më efikas ndërfqinjësor drejt sfidave të përbashkëta të përparimit.

Uroj mbarësi në procesin e ndërtimit dhe shpreh faleminderim ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve për angazhimin e sinqertë, ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe në veçanti ndaj Ali Ahmetit që na e dha ëndrrën, të cilës ne i jemi përveshur punës që ta realizojmë!

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago