Categories: MAQEDONI

BDI përshëndet vendosjen e gurthemelit të projektit më të madh në historinë e vendit – Korridorit 8

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet aktin e sotëm të vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8, investimit më të madh dhe projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit.

Në ditën e themelimit të NATO-s që simbolizon bashkimin e popujve, po fillon të ndërtohet një tjetër korridor bashkimi, një shteg i ri për përparimin e vendit dhe përforcimin e bashkëjetesës mes popujve të rajonit, i domosdoshëm për zhvillimin e përbashkët progresiv.

Korridori 8 është e ardhmja bashkëkohore që do të shkurtojë distancat kohore të udhëtimit, do të përshpejtojë dhe modernizojë qarkullimin tregtar të mallrave, do të na afrojë edhe më shumë me njëri – tjetrin në qëllimin madhor të përparimit dhe integrimit në Bashkimin Europian.

Investimi më i madh infrastrukturor në vlerë prej 1.3 miliardë euro do të mundësojë lidhje me autostradë me 6 korsi nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë.

Ky projekt është shërbimi më i mirë që po i bëjmë gjeneratave të reja drejt një të ardhshme të bashkimit të forcave rreth të mirës së përgjithshme të vendeve tona. Bashkimi Demokratik për Integrim uron proces të mbarë pune dhe përfundimin e këtij projekti kolosal në afatin e paraparë kohor.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago