Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se pamjet nga Haga e kthejnë pas në kohë, duke kujtuar se kështu mblidheshin kudo në Evropë për të protestuar për shkeljet që u bëheshin popullit shqiptar. “Pres që ky proces të përfundoi ashtu siç e presin të gjithë shqiptarët”, ka thënë Ahmeti për gjykimin e sotëm në Hagë.
“Koha dëshmoi që ne që demostronim para gjithë këtyre kancalarive, gjithë këto peticione, u vërtetua që shqiptarët po diskriminoheshin ndaj shqiptarëve”, ka thënë Ahmeti. “Ishte ushtruar dhunë sistematike që pas vendosjes së regjimit komunist poolicor që nga viti 1945 dhe u jemi mirënjohës, falënderues Evropës, Amerikës, që vlerësuan më në fund se shqiptarët kishin të drejtë dhe e ledhatuara e quajtur, Jugosllavi, përfundoi në greminë”, ka thënë tutje ai.
Ahmeti tha se për të është e pakuptimtë që pas 23 vitesh të ngrihet aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Të ngrihet një aktakuzë e tillë dhe të mirren për bazë njerëz edhe pa adresë do të thoja është e pakuptimtë. Nuk e di se si ky trup i prokurorëve dhe i gjykatësve mund të bazohen dhe të nxjerrin një epilog që të dënohen ata që nuk duhet dënuar”, ka shtuar kryetari i BDI-së në edicionin special të RTV Dukagjini. Tutje ai ka theksuar se UÇK-ja është një vërtetë e madhe dhe të gjitha njësitet e saj kanë pasur qëllimin e njëjtë që të mbrohet dinjiteti i vendit.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…