Bashkimi Demokratik për Integrim ua uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut përvjetorin e sotëm – 3 vite nga anëtarësimi në NATO. Të jesh tre vite pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarako-politike në botë paraqet realizimin e përcaktimit më të rëndësishëm strategjik të qytetarëve që nga pavarësia e vendit.
Në tre vjetorin e anëtarësimit tonë mund të konstatojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut është treguar partnere e barabartë e aleatëve në Aleancë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si për sigurinë rajonale, ashtu edhe për atë evropiane.
Me veprimin e saj politik, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë garantues aktiv i stabilitetit të brendshëm të vendit, duke kontribuar kështu në arritjen e qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…