Categories: MAQEDONI

Osmani në takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në vend. Ministri bëri një pasqyrim të zhvillimeve të fundit në planin e jashtëm, me theks në agjendën tonë evropiane dhe mbajtjen e Këshillit të Stabilizim-Asociimit për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër, si dhe vizitën e djeshme të shefes së diplomacisë gjermane, me çka BE-ja përcolli porosinë se Maqedoninë e Veriut e konsideron partner kredibil, kumtoi MPJ.

“Mbajtja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit javën e kaluar për herë të parë në Shkup, si dhe mbajtja e takimit mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Ohër është njohje për rolin e ri të Maqedonisë së Veriut në kontekstin rajonal në drejtim të ruajtjes së sigurisë dhe prosperitetit rajonal, promovimit të kulturës së dialogut dhe perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Osmani, duke theksuar se kjo agjendë intensive e politikës së jashtme paraqet konfirmim për të ardhmen europiane të rajonit.

Në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm në lidhje me procesin e anëtarësimit tonë në BE, me theks të veçantë në realizimin e deritanishëm të suksesshëm të skriningut, nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese si detyrim të ndërmarrë, sfidat aktuale në kuadër të kryesimit të OSBE-së dhe mbajtjen e edicionit të tretë të Forumit të Prespës për Dialog.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago