Procesi i vetingut është shumë i rëndësishëm dhe sfidues, posaçërisht në sistemin e drejtësisë. Kështu u shpreh në “rruga drejt”, ambasadorja e SHBA-vë, Angela Ageler, sipas së cilës është shumë e rëndësishme që ky proces, nëse bëhet, të jetë tërësisht transparent dhe i drejtë, shkruan Alsat.
“Vetingu mund të jetë shumë sfidues, ashtu siç e kemi parë në disa shtete të tjera ku nuk ka funksionuar mirë. Është posaçërisht sfidues në sistemin e drejtësisë për shkak të nevojës për të vlerësuar ata që janë tashmë në pozitë dhe në një sistem ku korrupsioni veçmë ekziston, është shumë e rëndësishme të sigurohesh që ai proces është tërësisht transparent dhe i drejtë. Vetingu në SHBA bëhet përpara se të marrësh postin. Nuk kemi mjaftueshëm kohë që t’ua përshkruaj vetingun që unë kam kaluar për t’u nominuar dhe për t’u konfirmuar si Ambasadore e SHBA-së. Shpresoj që ky vend të gjejë një mënyrë për ta zhvendosur ventingun në proces që përpara se njerëzit të marrin postet e tyre, në një mënyrë që është më e përshtatshmja për atë institucion”, tha Ageler. /Alsat.mk
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…