Categories: RAJON

Kurti replika me opozitën: Pse nuk sollët ju marrëveshje me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ballafaquar në Kuvendin e Kosovës me opozitën e cila ka kritikuar atë për marrëveshjen e Ohrit. Kurti ka thënë se ”Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku po iu duken sikur të jenë aktivistë të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje“.

”Por ju jeni dy parti ndryshe, PDK e LDK. Po më kujtohet një deklaratë e Skender Hysenit i cili thoshte Lumir Abdixhiku është Vetëvendosja në LDK“, ka deklaruar Kurti. Më tutje, ai ka thënë se opozita ”po thotë gjëra që as Serbia nuk i thotë“.

”Vetë-menaxhimi nuk është vetëvendosje, por nuk është as vetë-qeverisje e as vetë-administrim, këto janë të ndryshme. U tha autonomi territoriale, më tutje u tha autonomi politike, as Serbia nuk thotë kështu“, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka se në vitin 2019 presidenti i atëhershëm Donald Trump kishte kërkuar që “të ketë marrëveshje me njohje“. ”Pse nuk e keni bërë ju marrëveshjen me njohje reciproke, meqë po e permendi tani“, ka thënë Kurti. Kurti ka deklaruar se ai ka bërë kompromise në karrierën politike duke hyrë në zgjedhje e më pas në vitin 2014 duke e marrë përsipër dialogun në koalicionin VLAN. /Express

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago