Categories: RAJON

Krasniqi thotë se Kurti dhe Vuçiq shkaktuan kriza si me qenë “të marrur vesh mes vete”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrëveshjen e Ohrit. Kritika e Krasniqit në Kuvendin e Kosovës erdhi pasi kryeministri Kurti iu adresua deputetëve për marrëveshjen e Ohrit duke thënë se ”në këtë situatë e kanë nxjerr rezultatin më të mirë“, duke aluduar që nuk ka pasur marrëveshje më të mirë. Por Krasniqi e ka pyetur Kurtin se ”kush e solli atë situatë“.

”Prej verës së kaluar e deri para vitit të ri vetmë kriza kanë shkaktuar, herë Albin Kurti e herë Aleksandër Vuçiqi si me qenë të marrë vesh njëri me tjetrin“, ka thënë Krasniqi. Më tutje, ai ka thënë se ”nuk ka pasur kontratë, por një deklaratë politike“.

”Kryeministër po të pyes ç’ka ka ç’ka s’ka, a ka asociaicon. Më vjen mirë që u tregove i sinqert. Unë nuk mund të them që ke kryer tradhti kombëtare, por tradhti ndaj atyre që të besuan po“, ka thënë Krasniqi.

Sipas kryetarit të partisë më të madhe opozitare, Kurti “e ka degraduar procesin e dialogut“, sipas tij nga synimet për marrëveshje përfundimtare dialogu ka përfunduar me marrëveshje për menaxhim të krizave.

”Kurti e ka sjellë situatën që edhe partnerët tonë e kanë humbur ambicien që të arrihet një arritje finale sepse dy vite është është ballafaqu me një njeri që i ka shpërfill, ka qenë arrogant dhe ka mendu që krejt botën mundet me bindë për mendimet e tij“, ka thënë kryetari i PDK-së. /Express

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago