Categories: SPORT

Kombëtarja shqiptare e zhvillon seancën e dytë, grupi i plotë në stërvitje

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Polonisë.

I gjithë grupi ka mbërritur në Shtëpinë e Futbollit dhe pas një seance të shkurtër shkrythëse në palestër ka zbritur në fushë për të zhvilluan stërvitje me ngarkesë të plotë.

Këtë herë trajneri kuqezi, Silvinjo dhe stafi i tij ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët të cilët janë stërvitur normalisht për më shumë se një orë.

Për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe punë ka vijuar sipas programit me lojtarët që kanë zhvilluar më shumë punë me top.

Skuadra do të zhvillojë edhe një tjetër seancë stërvitore pasditen e sotme, me stafin teknik që ka mundësi të njohë sa më mirë lojtarët dhe të përgatitet siç duhet për sfidën e parë zyrtare.

Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë më 27 mars në Varshavë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago