Categories: MAQEDONI

Bujar Osmani zbulon si Ali Ahmeti e inkurajoi delegacionin Kosovar

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në takimin e mbrëmshëm me qytetarë ka mbajtur fjalim për takimin e së shtunës në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Ai tha se e shtuna ishte dita kur është ndier më krenar se kurdo në jetë që është pjesë e BDI-së dhe se është përkrah Ali Ahmetit.

“Çka është e përbashkët për çështjen e Kosovës, NATO-n, BE-në, Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës, atë të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë? Një gjë është e përbashkët, dhe besoj se gjithë e dini. Është Ali Ahmeti! Prandaj ishte aty për të qenë inkurajues, nëpërmes shembullit të vet, për të marr vendime largpamëse. Dhe, nga ajo fjali e tij, drejtuar delegacionit të Kosovës, se kjo ditë është dita më e rëndësishme për të gjithë ne dhe kur të futeni atje në sallë ta dini se ne na keni mbrapa. Është fjalia që më ka rrëqeth dhe do të mbetet në kujtimet e mia, për rolin e Ali Ahmetit në këto procese të vështira”

Osmani ka kujtuar se Ali Ahmeti ka përmbyllur kapitullin e parë të aktivitetit politik, duke rrumbullakuar barazinë e shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq tashmë ka hapur kapitullin e dytë, që është cilësia e jetës dhe se tani është koha për BE.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago