Në takimin e sotëm me qytetarët e Shkupit, i pari i Diplomacisë, Bujar Osmani kryetarit të BDI-së i ka përcjell mesazhet nga aktivistët partiak.
“Falënderues për përkushtimin dhe përkujdesin e Ali Ahmetit për Shkupin. Secili shkupjan e ka ndje përkujdesin e Ali Ahmetit. Investuat në kuadro, të cilët udhëheqin procese të ndryshme. Janë në cdo fushë. Investuat në politika, institucione të cilët rikthyen dinjitetin e nëpërkëmbur të Shkupit dhe Cairit. Andaj, në emër të aktivistëve ju them Ju falëminderit z. Kryetar.
Mesazhi i dytë.
Jemi besnik ndaj vendimeve tuaja, ndaj politikave tuaja, të cilët nuk na zhgenjyen asnjëherë. Gjithmonë na bënë krenarë dhe fitimtarë. Edhe ato politika që dukeshin jo popullore, dolën ngadhnjimtare, largpamëse. Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave nesër por për fatin e kombit pasnesër.
Mesazhi i tretë, ne jemi gati. Jemi të mobilizuar. Nuk kam pa entizuazëm më të madh te aktivistët në Cair”, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij kryediplomati Osmani.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…