Categories: MAQEDONI

Osmani në brifing me sektorin civil për Dialogun Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së

Në kuadër të një sërë takimesh të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me përfaqësuesit e sektorit civil, në brifingun e sotëm, Osmani i njoftoi organizatat joqeveritare me rëndësinë dhe përfitimet e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, i lançuar në qershor të vitit të kaluar, në Uashington.

Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë e bashkëpunimit me sektorin joqeveritar në zbatimin e Planit të Aktiviteteve në kuadër të Dialogut Strategjik, i cili mbulon fusha të shumta bashkëpunimi si: lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i së drejtës, mbrojtja dhe siguria, tregtia dhe investimet, energjia dhe mjedisi jetësor, por edhe çështje të tjera të rëndësishme me interes rajonal dhe global.

Njëkohësisht, Osmani theksoi se plani i përmendur planifikohet të zbatohet nga institucionet e ndryshme në vend, në periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2033, gjatë së cilës Ministria e Punëve të Jashtme të jetë koordinatore e të gjithë procesit.

“Plani i aktiviteteve në kuadër të Dialogut Strategjik me ShBA-në përmban projekte dhe aktivitete të shumta, zbatimi i të cilave do të kontribuojë në nxitjen e mëtejshme të proceseve demokratike dhe reformuese, si dhe në forcimin e institucioneve, duke garantuar kështu progresin e përgjithshëm të shtetit. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me sektorin civil edhe në këtë fushë, gjë që është në linjë me transparencën tonë të deritanishme dhe zotimet tona për të forcuar rolin e organizatave joqeveritare në krijimin e politikës së jashtme.”- përfundoi Osmani.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago