Luiza Gega ka arritur një tjetër hap të madh në karrierën e saj duke vijuar me paraqitjet e shkëlqyera. Atletja shqiptare ka vendosur një tjetër rekord të ri kombëtar në garën e 5 kilometrave.
Në eventin prestigjoz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës, Gega fiksoi kohën e 15 minutave e 16 sekondave, 23 sekonda më pak se rekordi i mëparshëm. Nëse do ta kishte bërë këtë distancë rruge për 2 sekonda më pak, Luiza do të kishte thyer edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie, shkruan Albeu.
Me këtë rekord të arritur, ajo u klasifikua në vendin e shtatë, por vlen të theksohet se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistët evropianë në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.
Luiza Gega mban gjithashtu rekordin e Kampionatit Evropian në 3000 metra me pengesa, ashtu sikurse rekordin e Lojërave Mesdhetare në të njëjtën disiplinë, pa lënë mënjanë edhe rekordin e Kampionatit Ballkanik në 3000 metra.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…