Categories: MAQEDONI

Gërkovska: Lidhja më e dobët në përballjen me korrupsionin është sistemi ynë gjyqësor

Lidhja më e dobët në përballjen me korrupsionin është sistemi ynë gjyqësor, pres nga gjyqësori një hap përpara, këtë e presin edhe qytetarët, thotë zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska.

Gërkovska, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për koment për mesazhet e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë dhe nënkryetar i KE-së Josep Borell dhe Komisionerit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi se vendi duhet të fokusohet në përballjen me korrupsionin për progres në integrimet evropiane, nënvizoi se në pjesën e kompetencave të saj është krijimi i politikave për qeverisje të mirë, që përfshin zbulimin e dobësive në sistem dhe gjetjen e rrugëve për tejkalimin e tyre, si dhe koordinimin me institucionet e tjera antikorrupsion në drejtim të rritjes së kapaciteteve të tyre dhe gjithçka çfarë nevojitet për të forcuar aktivitetet e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Secili institucion në atë sistem ka rolin e vet dhe kam thënë shumë herë, secili prej nesh duhet ta kryejë detyrën dhe obligimin e tij në shoqëri në mënyrën më të përgjegjshme dhe profesionale. Fatkeqësisht, lidhja jonë më e dobët është sistemi gjyqësor dhe shpresoj që më në fund të gjitha mesazhet që marrim nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga të gjithë qytetarët në vendin tonë të arrijnë në sistemin gjyqësor dhe të shohim një ndryshim drastik në qëndrimin dhe në mënyrën se si sistemi gjyqësor e trajton luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sepse ajo që qytetarët duan të shohin është drejtësia dhe që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Rolin më të madh në këtë kuptim e ka gjyqësori dhe pres një hap serioz përpara në këtë kuptim”, tha Gërkovska.

E pyetur për konfliktin e interesit për kompaninë e vëllait të zv.kryeministrit Artan Grubi, e cila ka marrë fonde nga Qeveria, ajo theksoi se pret që kjo çështje të ngrihet dhe të hetohet nga KSHPK, pasi siç thotë ajo, është në kompetencën e tyre.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago