Categories: MAQEDONI

Bujar Osmani: Njerëzit duan jetë dhe standarde europiane!

Shefi i diplomacisës së Maqedonisë së Veriut dhe zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) –Bujar Osmani në tubimin “Bashkë për Europë” të liderit Ali Ahmeti me qytetarë dhe strukturat partiake në Çair të Shkupit tha se sot u zgjova më një mesazh të bukur: Urime për punën në Ohër, përcjellja z.Ahmetit se asnjë punë nuk bëhet pa ju!

“Ndaj faleminderit shumë që jeni sonte këtu e që jeni kaq shumë, që jeni mbledhur për krenarinë tonë, për prijesin, Ali Ahmeti. Jam falënderues ndaj z.Ahmeti për besimin që më tha të jem koordinues I këtij aktiviteti. Çdo banor i Çairii ka ndjerë dorën e ngrohtë të Ali Ahmetit, investuar në arsimin, formim të kuadrove që na bëjnë krenar, ndaj faleminderit Ali Ahmeti. Aktivistët e Çairit janë besnik ndaj politikave dhe misioneve tuaja, politikave vizionare që gjithmonë triumfojnë. Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave por për fatin e shqiptarëve sot e nesër. Jemi të mobilizuar një për një, jemi entuziast për partinë tonë. E shtuna e Ohrit ishte ditë krenarie, e pash se sa krenar jam që jam krah Ali Ahmetit, për faktin që u zgjodh Ohri pë rata dialog e marëveshje ku do të pranohej shtetësia e Kosovës, marrëveshje e ndërmjetësuar nga Washingtoni e Brukseli”, tha në fjalën e tij Bujar Osmani para banorëve të Çairit.

Ai mëtej shtoi se, Maqedonia e Veriut është shtet kryesues me OSBE, jemi në NATO, jemi shtet i marrëveshjeve të mëdha, e do të jemi dhe në BE.

“Vetë prezenca e Ali Ahmetit I dha peshë ditës së shtunë, kur I tha delegacionit Kosovar se ne jemi krah jush në cdo vendim përparimtarë për vendin. Ali Ahmeti bashkon shqiptarët, sic bashkon në vitin 2001 për nënshkrim të marrëveshjes së Ohrit, tanimë bashkon shqiptarët më frontin për Europë. Sot njerëzit duan jetë europiane, me standarde dhe të mira europiane, me paga të larta e me institucione super modern”, nënvizoi Osmani.(Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago